Serbët në veri të Mitrovicës festojnë fitoren e Putinit

Menjëherë pas selia shtabi zgjedhor Vladimir Putinit ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Rusi, serbët e veriut të Mitrovicës veriore nisën festën.

Me vetura dhe me flamuj në dorë, serbët kanë defiluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës, deri te ura mbi lumin Ibër, transmetojnë mediat serbe.

Turma brohoriste "Serbi-Rusi," Putin, dhe përshëndeste qeverinë ruse për mbështetjen e serbëve në veri të Kosovës.
Putin ishte shpall qytetar nderi nga strukturat paralele të Zubin Potokut dhe Zveçanit.