BE (nuk) e heq Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë

Bashkimi Evropian, në faqen zyrtare të internetit, ka hequr Kosovën nga harta e Serbisë, por jo edhe nga harta e Evropës.

Tek ueb-faqja www.europe.eu, në hartën e Evropës, në kategorinë e shteteve - ku me ngjyra dallohen shtetet anëtare të BE-së, shtetet kandidate dhe shtetet e tjera - Kosova figuron si pjesë e Serbisë në kategorizimin “shtetet tjera evropiane”.
Harta e Evropës ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë
Harta e Serbisë, pas klikimit, nuk e përfshinë më Kosovën. Ndërsa, tek të dhënat që flasin për Serbinë, figuron se ky shtet ka 77 474 kilometra në katrorë, e jo 88.361 siç pretendon t’i ketë Beogradi zyrtar.
Harta e Serbisë, pa Kosovën
BE po ashtu nuk e ka hapur linkun e as faqen me të dhënat e Republikës së Kosovës.
Pra, Kosova për BE-në, bazuar në dy hartat, është dhe nuk është pjesë e Serbisë, e po ashtu është dhe nuk është shtet!