Stefanovic: Raundi i ardhshëm do të jetë i vështirë

Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanovic, ka thënë se është optimist, por se do ta kenë të vështirë të arrijnë marrëveshje me Prishtinën në lidhje me telekomunikacion dhe energjinë.

"Do të jetë vështirë, për shkak se pozicionet e Beogradit dhe Prishtinës mbi këto fusha janë të kundërta dhe larg njëra-tjetrës", ka thënë Stefanovic për "Press".
Ai shton se Beogradi insiston në funksionimin e “Telekomit të Serbisë” dhe “Elektroindustrisë së Serbisë” në Kosovë, si në veri, ashtu edhe në jug të lumit Ibër, por se Prishtina e kundërshton këtë.
"Në çdo rast, qeveria e re do të duhet t’i vazhdojë negociatat", ka thënë Stefanovic. "Nëse mbetet kjo qeveri pas zgjedhjeve, do të bëjë gjithçka për të arritur deri te kjo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës".