Promovimi i organizimit “Javët e Biznesit Kombëtar” nuk kanë mundur të behet edhe në Luginën e Preshevës ashtu si në Shqipëri e Mal të Zi. Kjo për shkak se Delegacionin e Aleancës Kosovare të Biznesit Policia Serbe nuk e ka lënë që të futet në Preshevë, nga pika kufitare te Dheu i Bardhë.
Kryetari i AKB-së Agim Shahin thotë se qëllimi i vizitës së delegacionin të AKB-së ka qenë promovimi i biznesit kombëtarë sikur në qendrat tjera të banuar me shqiptar edhe ën Luginë të Preshevës.
“Ky është një akt i paprecedent, skanandal për Serbinë e cila nuk po respekton marrëveshjet e nënshkruar me Prishtinën”, ka thënë Shahini.
Një fat të tillë sikurse delegacioni i AKB-së 16 anëtarësh e ka pasur më herët edhe Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli.