Sektorin privat në Eurozonë e rrok recesioni

Rënia e ndjeshme e aktivitetit ekonomik të sektorit privat në Itali dhe në Spanjë rrëzuan indeksin menaxherial të Eurozonës në territor negativ për muajin shkurt, duke shuar të gjitha shpresat për shmangie të recesionit nga rajoni i monedhës së përbashkët. Në ekonominë më të shëndetshme të Eurozonës, Gjermani, ekonomia regjistroi rritje por në një normë më të ulët ndërsa Franca kaloi në stanjacion.

Indeksi i përbërë menaxherial i Markit për Eurozonën, që mat aktivitetin e sektorit të shërbimeve dhe të prodhimit ra në 49.3 pikë për muajin Shkurt kundrejt 50.4 në muajin Janar. "Në këtë fazë vlerësimi më optimist për ekonominë e Eurozonës në këtë tremujor është rënia me 0.1 për qind,” tha Chris Williamson.
Por analistët në tregje kanë parashikuar që Eurozona të bjerë me 0.2 për qind në këtë tremujor të parë për të zhytur rajonin në recesionin e dytë në tre vitet e fundit.