Një grup entuziastësh amerikanë që mbajnë mustaqe, kanë kërkuar që të gjithë ata që mbajnë mustaqe të lirohen nga tatimet duke u thirrur në shpenzimet që kanë për mbajtjen estetike të ‘zbukurimeve’ të tyre.
Instituti amerikan për mustaqokët (American Mustache Institute- AMI) ka njoftuar se do të organizojë një marsh humanitar me 1 prill në Washington, për të kërkuar uljen e tatimeve për 250 dollarë- aq sa këta meshkuj shpenzojnë për rregullimin e mustaqeve.
“Ekziston diskriminim disavjeçar ndaj njerëzve që mbajnë mustaqe”, ka thënë presidenti i AMI, Aaron Perlut, duke shtuar se shpreson që marshi do të ndikojë te presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, që edhe ai të lëshojë mustaqe.