DSS: Ne flamurin e BE-së, ata hartën e Serbisë pa Kosovën

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) e Vojislav Kostunices, e konsideron të papranueshme, që derisa në Serbi valëviten flamujt e Bashkimit Evropian, pas marrjes së kandidaturës për anëtarësim në BE, Bashkimi Evropian në faqen e vet zyrtare vendos hartën me të dhënat për Serbinë pa Kosovën.

"Në momentin kur Serbia ka marrë statusin e kandidatit, pushteti i ka vendosur në ndërtesat e qeverisë dhe parlamentit të flamujt e BE-së, kurse Bashkimi Evropian është revanshuar në atë mënyrë që në faqen e saj zyrtare ka varur hartën e Serbisë pa Kosovën", tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Partisë Demokratike Serbe, Petar Petkovic, citon agjencia shtetërore serbe “Tanjug”.
Petkovic u ka shpërndarë gazetarëve një faqe te printuar nga faqja zyrtare e BE-së, në të cilën shihet tregon hartën e Serbisë pa Kosovën, ku thuhet se sipërfaqja e Serbisë është 77 474 kilometra katrorë, që, sipas tij është zvogëluar për 10 878 kilometra katror, sa është hapësira e territorit të Kosovës.