Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren prej 3-1 ndaj Lazios në kuadër të Kupës së Italisë.
Me golat e Robinho, Clarence Seedorf dhe Zlatan Ibrahimovic kundrejt golit të Djibril Cisse, Rossonerët siguruan kualifikimin në gjysmëfinale ku i pret Juventusi.
“Në përgjithësi patëm një ndeshje të mirë. Ne dëshironim të arrijmë në gjysmëfinale dhe kjo ndodhi”.
“Pavarësisht faktit që përballemi me Juven, ne duam të vazhdojmë tutje, sepse vitin e kaluar u eliminuam në gjysmëfinale”, ka deklaruar Allegri.