Vetëm disa muaj pasi e dogji shtëpinë e tij të mëparshme, Mario Balotelli sërish po luan me zjarr.
Në një fotografi të publikuar në internet shihet futbollisti italian në një hotel duke e ndezur me shkrepëse një dezodorans.
Sulmuesi i Manchester Cityt në tetor të vitit të kaluar e dogji shtëpinë në të cilën jetonte. Sipas Mirror, dëmi i shkaktuar llogaritet rreth 400.000 funte.