Love: Nuk marr drogë, jam e varur nga sheqeri

Rokerja Courtney Love në një shkrim për New York Magazine ka pranuar se është e varur nga sheqeri.

Ajo ka thënë se ka probleme me konsumimin e sheqerit, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit e ka të domosdoshme që të konsumojë diçka të ëmbël.
“E kam ndërprerë drogën në vitet e nëntëdhjeta, mirëpo çdo mëngjes më duhet të ha diçka të ëmbël”, ka treguar ajo.
E veja e Kurt Cobain ka theksuar se në dietën e saj nuk përfshihet çokollata.
“E urrej çokollatën. Edhe Kurt Cobain e urrente çokollatën. Ka qenë një nga gjërat tona të përbashkëta. Çokollata... e urrej atë”, ka shkruar këngëtarja.