Lady Gaga dëshiron urdhra në dhomën e gjumit

Këngëtarja Lady Gaga ka treguar se asaj i pëlqen dominimi i partnerit në dhomën e gjumit.

“Vërtet më pëlqen kur dikush në dhomën e gjumit më urdhëron se çfarë të bëj. Të gjithë mendojnë se unë jam ndonjë maniake seksuale, që edhe jam, por mendoj se nuk jam kënaqur në seks sikurse kur jam bërë pakëz më e madhe dhe më e pjekur”, është përgjigjur Gaga kur është pyetur rreth pozitave të preferuara seksuale.
Ndryshe, sipas tabloideve amerikane, këngëtarja është ndarë nga i dashuri i saj, Taylor Kinney, në mënyrë që të fokusohet në karrierë.