Me ftesë të Këshillit Amerikan Hebraik, Ministrisë Izraelite të Punëve të Jashtme dhe autoriteteve Lokale në Izrael, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa po qëndron për vizite disa ditore në Izrael.
I shoqëruar nga drejtori i Administratës, Edon Myftari dhe drejtoresha për Kulturë, Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Prishtinës po merr pjesë në Konferencën e 28-të të Kryetarëve të kryeqyteteve, ku nikoqir janë Kryeministri Izraelit, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri për Inteligjence dhe Energji Atomike, njofton Zyra për informim e kryetarit të Komunës.
Në kuadër të kësaj vizite pritet të vizitohen qytetet Jerusalem, Tel Aviv, Haifa dhe një numër i institucioneve shtetërore, ku temëe diskutimit priten të jenë bashkëpunimi, zhvillimi instititucional dhe sektori i sigurisë