Është larguar nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, një prej banorëve më kontraversë, djaloshi nga Tirana, Graciano.
Njeriu i cili hyri me mjaft fat në këtë reality shou, gjatë ditëve të qëndrimit të tij tregoi dhe anën e fortë të tij, duke mos lejuar t’u bindet ‘zotërave’ të shtëpisë. Kjo ka pasur pasoja, pasi ai u eliminua nga Big Brother.
Sidoqoftë, përkundër faktit se këtë javë shpëtoi pa u eliminuar, Genta do të ketë shumë problem të qëndrojë edhe pas javës së ardhshme, ku do të dalin dy banorë. Të nominuar janë Genta dhe katër të dënuarit për thyerjen e rregullave: Arbri, Liami, Tani dhe Gerta.