I mbijeton goditjes së autobusit (Video)

Një student i ka dalë përpara një autobusi në një kamp universitar në Teksas dhe gjithçka është kapur nga kamerat.

Në xhirim shihet djali i quajtur Nick, i cili në një moment tenton ta kalojë rrugën dhe atë e godet autobusi (0:27).
Disa nga komentuesit kanë thënë se autobusi ka kaluar në të kuqe para se ta godiste atë. Sido që të jetë, Nick ka shpëtuar pa lëndime serioze nga kjo goditje.