Shet veshkën për të blerë iPhone dhe iPad

Pesë persona janë akuzuar për përfshirje në trafikim organesh në Kinën qendrore, pasi është zbuluar se një tinejxher ka shitur veshkën për të blerë iPhone dhe iPad.

Prokuroria e qytetit Chenzhou ka ngritur akuza për shkaktim të qëllimshëm lëndimi për transplantimin e veshkës ndaj nxënësit 17-vjeçar Wang- raporton Xinhua.
Ndër të akuzuarit është kirurgu, furnizuesi i spitalit dhe ndërmjetësit, të cilët kanë kërkuar dhurues përmes internetit dhe kanë huazuar hapësirën ku është bërë intervenimi.
“Menaxheri” i operacionit ka përfituar 35.000 dollarë nga shitja e organit. Nga to, 3.500 ia ka dhënë të operuarit, ndërsa të tjerat i ka ndarë me grupin.
Menjëherë pas kthimit në shtëpi, Wang i ka treguar nënës së tij se e ka shitur veshkën dhe në atë mënyrë ka blerë iPhone dhe iPad.