Ngjyrosja e kafshëve, një hit i ri (Foto)

Trendet e pazakonta nuk kanë të ndalur. Pikturimi i kafshëve të përkëdhelura është bërë një hit i madh.

Pronarët e maceve, qenve dhe kafshëve të tjera, sikur po garojnë me njëri-tjetrin se cila kafshë do të duket më bukur pas ngjyrosjes.
Nga fotografitë e ndryshme, shohim një qen që pas pikturimit i ngjan një pande, pastaj një mace që ka të vizatuar flamurin amerikan...
Për ngjyrosje, pronarët i dërgojnë kafshët e tyre te stilistët profesionistë dhe i ngjyrosin me të njëjtat ngjyra që i përdorin njerëzit.