Menaxherja e Brad Pitt ka konfirmuar spekulimet duke thënë se aktori i njohur i ka propozuar martesë partneres së tij afatgjate, Angelina Jolie.
Lajmi vjen vetëm dy ditë pasi Jolie shfaqi një unazë të pa parë më herët në gishtin e saj gjatë një vizite në një muze të artit kinez në Los Angeles. Vetëm disa orë pas spekulimeve të shumta mbi atë se çfarë mund të jetë kjo unazë, del në skenë menaxherja e Pitt, e cila ka pranuar për mediat se Pitt i ka propozuar martesën aktores.
“Është histori e gjatë krijimi i kësaj unaze. Brad Pittit i është dashur një vit i plotë për ta krijuar këtë unazë, me dizajn unik dhe me diamant unik. Ata i kanë dhënë premtimin njëri-tjetrit për t’u martuar. Nuk ka datë të martesës për momentin”, ka deklaruar menaxherja e Pitt, Cynthia Pett-Dante.