Ajo nuk di të ndalet. Rruga e saj drejt kulminacionit të famës dhe të karrierës prej një pop ylli vetëm e sa po shkurtohet. Është përsëri ajo, që me gjithë vështirësitë ka arritur të futet në mesin e artistëve si Nicki Minaj dhe David Guetta në top videot e javës që vjen.
VEVO ka publikuar videoklipet që priten më me padurim për t’u lansuar gjatë javës, ndërsa në videon që shihni më poshtë, ku janë të përfshirë Jessie J, Niki Minaj dhe David Guetta, një hapësirë e njëjtë sikur të lartpërmendurve i është dhënë edhe këngëtares kosovare, për dallim prej herës së kaluar ku ajo ishte përfshirë vetëm në kuadër të fushatës “VEVO Lift UK artist”.
Kënga e re me klip e Rita Orës e cila do të lansohet të martën titullohet “How We Do (Party)”, një këngë dinamike kjo e përshtatshme për atmosferë të festive.
Projekti i ri i Ritës vjen pak kohë pas lansimit super të suksesshëm të videoklipit me reperin britanik, Tinie Tempah, “R.I.P”.