Bangladeshi premton njohjen e Kosovës

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina ka bërë të ditur se qeveria e saj po e shqyrton seriozisht njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne po e monitorojmë situatën. Mund të dëgjoni lajme të mira”, ka thënë kryeministrja duke iu përgjigjur një pyetje të një studenti në Universitetin e Ankarasë, ku ka mbajtur një ligjëratë, transmeton indeksonline.
Ky shtet kishte premtuar disa herë njohjen pas sugjerimeve të vazhdueshme të ambasadorit amerikan atje.