Pas prishjes së ngrohjes në makinën e tij Volvo, Zivcerani Pascal Prokop mori një aksion drastik për t’i bërë ballë dimrit të ftohtë në Zvicër dhe instaloi një stufë me dru në pjesën e përparme të makinës së tij.
Në kohën kur Evropa është gjunjëzuar nga i ftohti i madh, motoristët janë këshilluar të ndërmarrin masa shtesë gjatë udhëtimeve të tyre.
Pascal vozit një Volvo 240 të vitit 1990 – një model që zakonisht shihet në rrugë me ndonjë qen labrador të zi ose këpucë futbolli me baltë në pjesën e prapme të makinës – por në makinën e Pascalit ju do të gjeni një stufë me dru në gjendje të rregullt.
Pascal, i cili jeton në Cyrih, hoqi ulësen e përparme dhe vendosi stufën e metaltë të cilës më pas ia shtoi edhe një oxhak për ta nxjerrë tymin jashtë. Zyrtarët zviceranë nuk kanë asgjë kundër këtij modifikimi, ndërsa ia kanë dhënë lejen nga autoriteti i inspektimit teknik.