Obama: Llogaritni në mbështetjen e Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i dërgoi një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 “Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj për përvjetorin e katërt të Ditës suaj të Pavarësisë”, thuhet në urimin e presidentit Obama.
“Që nga shpallja e saj si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit. Përmes angazhimit tuaj për thirrjen tuaj evropiane dhe përkushtimin tuaj për reforma të mëtejshme politike, ekonomike dhe të sundimit të ligjit, unë jam i bindur që Kosova mund të sigurojë integrimin e saj të plotë në komunitetin euroatlantik”.
Në fund të urimit, Obama thotë se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i fortë i Kosovës.
“Mund të llogarisni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës”.