Sonte koncert i veçantë për pavarësi

Klubi i mirënjohur nga Baseli, Nordstern, kompania NextLevel dhe NP Group, prezantojnë mbrëmjen speciale për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ku të pranishmit në një ngjarje të jashtëzakonshme që do të mbahet sonte në Teatrin Oda, pritet t’i argëtojnë disa prej DJ-ve dhe partymakers-ave më të njohur në Evropë.

Nordstern, një prej klubeve më të mira në Evropë, sjell në Kosovë në mbrëmjen e 16 shkurtit disa prej DJ-ve më të njohur evropianë, si Nic Fanciulli, Andrea Olivia dhe Oliver K, teksa ata do të ndihmohen edhe nga DJ lokal, Genti.
Bileta për këtë super ngjarje për përvjetorin e pavarësisë organizuar nga NextLevel kushton vetëm 6 euro, ku 1 euro prej shumës së biletave do t’i ndahet për bamirësi organizatës HandiKos.