Për MPB-në e Maqedonisë, Kosova nën Serbi

MPB e Maqedonisë vazhdon të bëjë skandale lidhur me lëshimin e dokumenteve personale, duke e përfshirë Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), një qytetari të lindur në Kaçanik të Kosovës, në letërnjoftimin e tij ka shkruar Kodin e Serbisë – SRB, si vendi të origjinës, informon Ina.
Një pjesë e madhe e qytetarëve me nënshtetësi të Maqedonisë, që kanë origjinë apo janë të lindur në Kosovë, kanë shfaqur haptas shqetësimin e tyre përkitazi me këtë.
Qytetari S. Luma ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke e quajtur skandaloz.
"Jam befasuar kur e mora letërnjoftimin e ri biometrik dhe ku shoh kodin serb, pra se vendlindja ime Kaçaniku i takon Serbisë. Kjo është e papranueshme dhe po e denoncoj rastin që të hiqen këto lëshime", thekson ai.