Ardian Bujupi nis garën në “Let’s Dance”

Ardian Bujupi ka filluar një aventurë të re në botën e spektaklit, duke e provuar veten edhe në vallëzim.

Pasi arriti sukses në këndim në spektaklin “Super Star” në Gjermani, Ardian Bujupi tash po sfidon edhe në një spektakël tjetër po në këtë vend.
Ai është prezantuar si konkurrent në garën “Let’s Dance 2012”, ku përkrah ka balerinën Katja Kalugin.
Dhe, duket se prova e parë ka kaluar me sukses. Madje siç shihet nga fotografia, djaloshi simpatik është ‘i joshur’ nga balerina seksi.