Mirsa Kërçeli së shpejti do të lansojë këngën dhe videoklipin e ri të titulluar “Clubi n’ajër”.
Mirsa ka pohuar për ‘Zëri’ se ky projekt dallon nga ato paraprake për shkak se tërë videoklipi është punuar me sfondin monokromatik.
“Kam arritur të realizoj një këngë dhe videoklip të ri, që besoj se do t’iu pëlqejë të gjithëve. Klipin e kam përgatitur me produksionin ‘Urban Graphics’ dhe është diçka më ndryshe, sepse për herë të parë është punuar me kromaki”, ka thënë ajo.
Pas këtij projekti Mirsa është zotuar se do të realizojë edhe një baladë të re të përgatitur nga Genc Prelvukaj.