Nuk ka kaluar ende një vit nga bashkëpunimi i tyre i parë, dhe reperi shqiptar Noizy dhe këngëtarja Eni Koçi do të sjellin një tjetër këngë.
“Je gjithçka” titullohet kënga më e re e Noizyt dhe Eni Koçit, e cila do të shoqërohet edhe me një videoklip.
Videoklipi do të prezantohet për herë të parë në 14 shkurt, pikërisht në ditën e të dashuruarve.
Dyshja Noizy dhe Eni Koçi më parë kishin realizuar duetin me titull “So hot”.