Përkundër se kishte siguruar kualifikimin në fazën e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve, Real Madridi nuk ka lejuar që Ajaxi të nxjerrë rezultat pozitiv në Santiago Bernabeu. Los Blancos fituan me rezultat 4-1.
Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), Kaka dëshmoi se është akoma lojtar klasi duke pranuar një asistim të Ronaldos dhe duke shënuar nga distanca. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Derk Boerrigter (59’). Pa përfunduar takimi, Callejon e shënoi edhe golin e dytë personal (88’). Asistimi ishte i Moratas.
Në takimin tjetër të Grupit D, Borussia Dortmundi e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat minimal. Kampioni i Anglisë mbyll fazën grupore pa asnjë fitore të vetme. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Julian Schieber (57’), pas asistimit të Jakub Blaszczykowskit.
Borussia Dortmundi kryeson grupin me 14 pikë, ndërsa Real Madridi zë vendin e dytë me 11 pikë. Ajaxi do të luajë në Europa League.