Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se Jose Mourinho ka plotësisht të drejtë që të kritikojë dhe të jetë i hidhëruar në ekipin e tij kur nuk fiton.
Reali është prapa Barcelonës 11 pikë në La Liga dhe pesë pikë prapa Atletico Madridit, ndërsa është Mourinho ai që ka qenë në syrin kritik të mediave spanjolle dhe cak i tifozëve, të cilët megjithatë e duartrokitën në dy ndeshjet e fundit.
“Kur ai hidhërohet me ne, ai ka të drejtë sepse ne nuk kemi bërë mirë në fushë. Tani jemi burra dhe gjërat i flasim sy më sy. A është ai njeri i mirë? Po, ai është njeri shumë i mirë. Duke harruar që është edhe trajner, mendoj se është njeri i mrekullueshëm”, ka thënë Casillas.
Kapiteni i Realit shtoi se ai dëshiron që ta fitojë Ligën e Kampionëve të dhjetën në histori të klubit.
Casillas: Mourinho ka të drejtë të hidhërohet
20:39
Unknown