Në hapjen e takimit të parë që ishte njiherit edhe takimi mbi themelimin e “Klubit të Investitorëve të Huaj”, kryetari i OEK-ut, Gërxhaliu prezantoi qëllimin për themelimin e këtij klubi dhe njëherit ftoi të gjitha Odat dhe kompanitë investuese në Kosovë që të përkrahin këtë iniciativë.
Kryearti OEK-ut Safet Gërxhaliu theksoi se misioni ynë është të udhëheqim politikat dhe strategjitë e vendit në lidhje me tërheqjen e IHD-ve, të koordinuara nëpërmjet rrjetit të zyreve të Odave Ekonomike për mbështetje të investitorëve dhe Agjensionit për Promovimin e Investimeve Kosovare.
"Garantimi i një efikasiteti dhe koordinimi më të madh në përpjekjet tona për të promovuar dhe tërhequr investime të huaja në mënyrë që të nxiten IHD-të dhe kësisoj të kontribuohet në zhvillimin ekonomik të vendit tonë", tha ai.
Ky klub duhet të funksionojë si mundësi e përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe bashkëveprim i Odave Ekonomike që të adresojnë vërejtjet e kësaj kategorie tek instancat e caktuara.
Qëllimi kryesor mbetet, mbështetja dhe lobimi për interesat e investitorëve të huaj, të promovojë ambientin afarist në Kosovë dhe të përmirësojë performancën e investitorëve të huaj nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, përfundoi kreu i OEK-ut.
Kjo iniciativë e OEK-ut në bashkëpunim me GIZ-n gjerman është ndërmarrë duke vërejtur ngecjet dhe pengesat në mungesën e investimeve.
Themelohet Klubi i Investitorëve të Huaj
15:49
Unknown