Aktori hollivudian, Matt Damon, e ka lëvduar kolegun e tij, Brad Pitt, për të cilin thotë se është njëri “krejtësisht normal”.
Në një intervistë për USA Today, ylli i filmit “The Bourne Identity” ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si Pitt ka qëndruar aq për toke duke marrë parasysh faktin se është një nga njerëzit më të famshëm në botë.
“Ai është njeriu më normal. Kam qëndruar shumë kohë me të gjatë xhirimeve të ‘Ocean’s Eleven’ dhe vazhdimeve. Ai nuk bën asgjë për të treguar se është ndryshe”.
“E kam takuar shumë kohë më parë, ai vazhdon të mbetet i njëjti njeri, nuk e di si arrin të veprojë në atë mënyrë”, ka thënë Damon.
Damon: Pitt është njeri shumë i zakonshëm
12:59
Unknown