Të gjithë e dimë tashmë se filmi që është shfaqur premierë në Kino ABC, “Skyfall”, është sukses i jashtëzakonshëm, por projekti me protagonist James Bond ka thyer rekordin për fitimet më të mëdha në Britani.
Guardian raporton se “Skyfall” ka arritur që të ngjitet në majen e filmave me fitimin më të madh në historinë e kinematografisë britanike vetëm gjashtë javë prej lansimit.
Për 38 ditë “Skyfall” ka fituar plot 93.77 milionë dollarë, 2.28 milionë funte më shumë se sa “Twilight Saga: Breaking Dawn – Part 2”, ndërsa e ka tejkaluar edhe filmin që e ka pasur rekordin e deritanishëm, “Avatar”.
“Skyfall” thyen rekordet e fitimeve në Britani
20:44
Unknown