Për të blerë veturën e re të prodhuesit “Volkswagen” në tregun maqedonas duhet të paguhen 14 mijë e 990 euro. E njëjta veturë me po të njëjtat parametra, në tregun e Kosovës shitet 17 mijë e 100 euro, apo mbi 2 mijë e 200 euro më shtrenjtë.
Nuk janë vetëm produktet e “Volkswagenit” ato që kushtojnë më shtrenjtë në Kosovë sesa në rajon.
Me kosto më të lartë në treg dalin edhe veturat e markave të tjera, por edhe pajisjet e ndryshme elektronike, mallrat ushqyese, të veshmbathjes, biletat e fluturimeve dhe produktet e shërbimet e tjera.
Sipas Gazetës “Koha Ditore”, importuesit thonë se kostoja shtesë e produkteve karshi atyre në vendet e rajonit është rezultat i taksave dhe i politikave të pafavorshme që aplikojnë institucionet shtetërore të Kosovës.
Kosova prin në rajon me çmime të larta
15:50
Unknown