Të dhënat përfundimtare të studimit të indeksit menaxherial të Eurozonës tregojnë një aktivitet në tkurrje më të vogël nga sa u shpreh më herët. Por pavarësisht ngadalësimit të ritmit të tkurrjes rajoni i kontinentit të vjetër është në rrugën e mbylljes së një tremujori tjetër në recesion.
Statistika përfundimtare tregoi se indeksi i përbërë menaxherial i Markit për Eurozonën u rrit në 46.5 për nëntorin kundrejt 45.7 në tetor dhe më i lartë se 45.8 pikë që u raportua 10 ditë më parë.
Por pavarësisht kësaj rritej nuk ka asnjë shenjë se ky indeks do të rritet përmbi kufirin e 50 pikë që ndaj tkurrjen nga ekspansioni i ekonomisë dhe është muaji i 15 në radhë që qëndron poshtë këtij kufiri. Performueist më të dobët që presuan dhe rezultatet e indeksit janë Franca, Spanja dhe Italia.
Në total indeksi sugjeron thellim të recesionit në këtë tremujor dhe që pason recesionin 0.1 për qind të tremujorit të mëparshëm.
Tkurret Eurozona
15:51
Unknown