Paris Saint-Germaini e ka mposhtur Porton me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar nga pozita e parë në Grupin A.
Thiago Silva i kaloi francezët në epërsi pas asistimit të Maxwell (30’).
Mirëpo, vetëm tri minuta më pas, Jackson Martinez e barazoi rezultatin, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat identike.
Golin e fitores për parisienët e shënoi Ezequiel Lavezzi (61’), ndërsa asistimi ishte i Jeremy Menez.
PSG është në krye të grupit me 15 pikë, dy më shumë se Porto në vend të dytë, ndërsa Dynamo Kyivi do të luajë në Europa League.
PSG fiton Grupin A
12:52
Unknown