Lady Gaga ka shpenzuar qindra mijëra dollarë gjatë fundjavës që lamë pas duke blerë 55 kostume, të cilat Michael Jackson i kishte veshur gjatë turneut promovues të albumit “Bad”.
“Të gjithë 55 palët e rrobave që i kam blerë sot do të ruhen me profesionalizëm në frymën e dashurisë ndaj Michael Jacksonit, guximit të tij dhe fansave të tij anekënd botës”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.
Sipas shtëpisë së ankandeve, Juliens, xhaketa të cilën e ka mbajtur ikona e ndjerë e muzikës pop është shitur për 240.000 dollarë, ndërsa dorëzat e zbukuruara me kristale janë shitur nga 100.000 mijë dollarë njëra.
Gaga ka blerë kostumet e Jacksonit
13:20
Unknown