Përmbyset Arsenali, barazon Schalke

Olympiakos Piraeus ka arritur të kthehet nga disavantazhi prej një goli për ta mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1. Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Georgios Karaiskaaki’, Tomas Rosicky i kaloi mysafirët në epërsi (38’) dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë. Mirëpo, në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë, me anë të Giannis Maniatis (64’) dhe Konstantinos Mitroglou, për ta fituar takimin. Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Schalke ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Montpellier. Në krye të këtij grupi është Schalke me 12 pikë, dy më shumë se Arsenali në vend të dytë, ndërsa Olympiakosi kualifikohet në Europa League.