Pirlo nuk nxitohet për rinovim

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se ai nuk brengoset pse nuk është nominuar në finalen e Topit të Artë dhe shton se nuk nxitohet ta rinovojë kontratën e tij me Juventusin. “Është e drejt t’i jipet Topi i Artë një lojtari që shënon 80 gola në sezon, si Messi apo Ronaldo, ose Iniesta. Më mjafton një vend në ceremoni”. “Nuk nxitohem të rinovoj. Unë jam i përkushtuar dhe kënqem së luajturi dhe stërvituri. Le të shohiim si shkojnë gjërat kur kontrata ime të ketë skaduar. Kam edhe një vit e gjysmë kontratë”, ka potencuar Pirlo.