Benitez: Nuk është fajtor vetëm Torresi

Trajneri i Chelseat, Rafa Benitez, ka refuzuar ta fajësojë Fernando Torresin për humbjen prej 3-1 ndaj West Hamit në Upton Park. Strategu spanjoll thotë se Torres nuk është fajtori i vetëm për mosefikasitetin e skuadrës në fazën ofensive. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Juan Matas, mirëpo vendasit e përmbysën rezultatin duke shënuar tri herë. “Të gjithë e dinë se futbolli është një lojë me dy pjesë. Në pjesën e parë kemi mundur të shënojmë dy ose tre gola”. “”Duhet t’i shfrytëzosh rastet, sepse kur nuk i shfrytëzon, gjithçka mund të ndryshojë dhe pikërisht kjo ndodhi”. “E gjithë skuadra humbi raste, edhe lojtarët tjerë huqën – jo vetëm Fernando”, u ka thënë Benitez gazetarëve.