French Montana dhe 50 Cent përplasen në Twitter

Reperët e njohur, 50 Cent dhe French Montana, kanë shkëmbyer fjalë fyese në Twitter me njëri-tjetrin, duke zhvendosur betejën e tyre artistike në rrjetin social. Montana i drejtohet ‘fiftyt’ si ‘majmun’ i zi dhe thotë se Eminemi dhe Adam Levine ia shpëtuan karrierën me këngën e re. Nga ana tjetër, 50 tentoi ta qetësonte situatën duke thënë ta shikojë punën e tij, përderisa ia ktheu një prej fansave se French Montana nuk ka fare album (ka, por sipas ‘fiftyt’ nuk ka). Ky fans shkroi reperit duke thënë se ai pasi dëgjoi 50 Centin do ta dëgjonte French Montanan. Kohëve të fundit edhe për gazetarët është bërë më e lehtë që të përcjellin jetën e yjeve, pasi këtë nuk ka nevojë ta bëjnë duke i ndjekur nëpër rrugë, por nga kompjuteri duke përdorur Twitterin.