Miller, e prekur nga lindja e vajzës

Aktorja dhe këngëtarja, Sienna Miller, do të pëlqente që ta përjetonte përsëri ditën kur solli në jetë vajzën e saj. Në korrik të këtij viti, 30-vjeçarja lindi vajzën Marlowe, ndërsa në një intervistë për Harper’s Bazar ka thënë se ai moment ia ka ndryshuar mënyrën e të menduarit. “Është gjë e jashtëzakonshme, fakti që në barkun tuaj rritni një jetë, se te ju është krijuar secila pjesë e fëmijës... Është gjëja më e bukur në botë. Do ta kisha bërë edhe një milionë herë”, ka thënë Miller.