Chris Brown ende mëson për dashuri

Ylli amerikan, Chris Brown, ka këmbëngulur se perceptimet për të se ai luan me femrat nuk janë të vërteta, pasi ai duhet të mësojë ende për lidhjet e dashurisë. Krijuesi i hitit “Don’t Judge Me”, i cili së fundmi është ndarë nga Karrueche Tran për t’u bashkuar me Rihannan,thotë se reputacioni i keq i fituar si një ‘lojtar’ nuk qëndron. “Një gjë për të cilën njerëzit kanë dëshirë që unë të flas është jeta ime publike e dashurisë. Kur vjen te jeta ime e dashurisë, perceptimi i parë thotë se luaj me femrat. Por, kjo nuk është e vërtetë. Unë ende nuk i di shumë gjëra për jetën në lidhje”, është shprehur Brown. Chris Brown besohet se është në lidhje me Rihannan dhe kënga e re “Don’t Judge Me” koincidon me këtë deklaratë, pasi në këtë këngë ai kërkon të mos gjykohet për jetën e tij në të kaluarën.