Nuk është më shtëpia në mes të rrugës

Ju kujtohet shtëpia në mes të rrugës në provincën kineze Zhejiang? Nuk është më! Të moshuarit kokëfortë janë dorëzuar përballë autoriteteve duke lejuar prishjen e banesës së tyre që ngrihej në mes të një autostrade. Javë më parë, shtëpia u bë sensacion pasi qëndronte e vetmuar në mes të një rruge, pasi çifti që jetonte aty kishte refuzuar të nënshkruante një marrëveshje me autoritetet dhe ndërtuesit e autostradës për të prishur banesën e tyre katërkatëshe. Megjithatë, kjo nuk pengoi ndërtimin e rrugës dhe banesa përfundoi në mes të saj, e rrethuar totalisht nga asfalti. Meqenëse ishin vënë përballë faktit të kryer, pronarët e banesës u dorëzuan duke pranuar prishjen e banesës.