Villas Boas reagon ndaj Modricit

Menaxheri i Tottenhamit, Andres Villas Boas, ka reaguar ndaj ish-mesfushorit, Luka Modric, pas deklaratave të këtij të fundit se Real Madridi me Gareth Balen do të ishte i pamposhtshëm. “Ai duhet të brengoset për ndeshjen e Realit ndaj Atletico Madridit dhe se si të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”. “Sigurisht, Modric e di se Bale luan sepse e do Tottenhamin dhe është fakt se ai është i lidhur me klubin. Më vjen keq që duhet ta them, por unë gjallë dhe Bale te Reali, kurrë nuk do të ndodhë”, është shprehur Villas Boas.