“Kur Mourinho vuan, njerëzit kënaqen”

Ish-reprezentuesi i portugalisë, Paulo Futre, beson se shumë njerëz kënaqen duke e parë trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke kaluar nëpër periudhë të vështirë. Los Blancos kanë vuajtur për të gjetur formën më të mirë këtë sezon dhe ish-trajneri legjendar i Interit është vërshëllyer nga tifozët vendas në sfidën ndaj Alcoyanos. “Mendoj se shumë njerëz janë të lumtur kur gjërat nuk shkojnë mriz për të. Ju ose e adhuroni atë, ose e urreni, nuk ka vijë të mesme”. “Mourinho është mësuar duke qenë i rrethuar nga ngjarjet kontroverse, por është moment i vështirë për të. Do të jetë vështirë për të që ta fitojë kampionatin dhe e pamundur nëse Reali nuk fiton të shtunën”. “Secilën herë Mourinho e hap gojën, ai shkakton rrëmujë, çfarëdo që thotë. Gjithmonë ka spekulime, gjërat nuk janë të qarta. Është situatë e vështirë. Duket se njerëzit nuk duam që ai të ketë sukses. Ekziston ndjesia e urrejtjes”, ka deklaruar Futre.