Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka deklaruar se sulmuesi i Santosit Neymar, duhet që të kërkojë një transfer drejt Europës, në mënyrë që të ketë gjasa ta fitojë Topin e Artë.
“Neymar është i jashtëzakonshëm, por është e vështirë për secilin njeri që nuk luan në Europë të jetë një prej finalistëve të Topit të Artë”.
“Standardi i futbollit në Brazil është i lartë, pro futbolli evropian është vula e futbollit botëror”, është shprehur Sepp Blatter.
Neymar është lënë jashtë finales së Topit të Artë, pasi tre të nominuarit për këtë vit janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta.
Blatter: Neymar duhet të vijë në Europë
15:52
Unknown