Afërdita Dreshaj është shndërruar në babadimër për xhirimet e reklamës më të re të Birra Tirana. Modelja shqiptare, ka bërë të ditur se ajo përsëri do të jetë pjesë e reklamës së Birra Tirana. Pasi që jemi në fundvit, edhe Afërdita ka zgjedhur të shndërrohet në një seksi babadimër. Xhirimet e reklamës tashmë kanë filluar, dhe shumë shpejt do të lansohet në treg.