Kanë përfunduar mbjelljet pranverore të kulturave bujqësore levërtare në tërë territorin e Kosovës. Rezultatet e para të këtyre mbjelljeve tregojnë se, krahasuar me një vit më parë, fermerët kosovarë i kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me kulturat pranverore.
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se në bazë të të dhënave të raporteve të 32 drejtorive komunale bujqësore, gjithsej sipërfaqe të mbjella në këtë vit janë rreth 112 mijë hektarë me kultura pranverore, nga mbi 114 mijë hektarë sa ishin planifikuar, që tregon se këto të mbjella janë realizuar në masën prej 98 për qind.
Prej këtyre, 64340 hektarë janë mbjellë me misër, 14699 me perime, 6750 me patate, 1562 hektarë me elb pranveror, 567,5 fasule monokulturë, 2366 jonxhë, 963 bimë industriale, 4059 bimë foragjere, etj.
Ndërsa, bazuar në të dhënat e drejtorive komunale për bujqësi, vitin e kaluar kanë qenë të mbjella rreth 104 mijë hektarë me kultura pranverore, nga rreth 110 mijë sa kanë qenë të planifikuara.
Për të shtuar prodhimtarinë vendore, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, këtë vit për herë të parë është duke i mbështetur fermerët edhe në mbjelljet pranverore të kulturës bujqësore të misrit, kolzës dhe sojës me nga 100 euro për sipërfaqet që janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në shpalljen publike