Këngëtarja nga Ulqini, Hana Cakuli gjatë një interviste ka pohuar se çfarë duhet të ketë mashkulli i saj ideal.
Hana ka rrëfyer se mashkulli ideal për të duhet ta mbush shpirtërisht dhe ta dojë jetën
“Duhet ta dojë jetën, të punojë fort për të, me pasion dhe mbi të gjitha të dijë të më përmbushi shpirtërisht”, ka pohuar Hana.
Përveç kësaj ajo ka pohuar se është duke u përgatitur për disa projekte muzikor, por nuk ka dashur të zbulojë më shumë.
“Janë disa projekte dhe nuk dua ta zbuloj. Por mund t’u them se jam në bisedime për shumë projekte dhe ende nuk kam zgjedhur një të vetme, apo konkrete .Por, mund t’i them disa bashkëpunëtorë, me të cilët po flas për kompozime nga ana e tyre: Rrusta (Petrit Carkaxhiu) – vokalist i grupit Jericho, Shpat Deda, e disa emra të tjerë që dua t’i mbaj sekret”, ka shtuar Hana