Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe, thotë se fitorja 1-0 ndaj Republikës Çeke tregon se ata kanë kualitete për t’ia dalë mirë në garën evropiane.“Ne siguruam një fitore të rëndësishme, që na çon në gjysmëfinale. Spanja ose Franca? Nuk kam preferenca. Të dyja janë ekipe të shkëlqyeshme. Ne i presim ata. Shpresoj të luajmë mirë në atë ndeshje dhe të arrijmë në finale”.
“Kritikat na ndihmojnë neve të zhvillohemi. Gjëja më e rëndësishme është se ne e dimë se kemi kapacitete për t’ia dalë deri në fund. Kjo është mënyra se si ne gjithmonë i qasemi këtij turneu”, ka thënë Pepe.