Modelja shqiptare Anxhela Martini, e cila jeton dhe vepron në Nju Jork, tashmë ka hapur kompaninë e saj të bikinive.
Anxhela përveç si modele, tash ka filluar punën edhe në industrinë e modës, duke krijuar linjë të veshjeve të brendshme që mban markën ‘Martini Bikini Collection’.
Në rrjetin social ‘Twitter’, Anxhela ka pohuar se moti i nxehtë është duke e motivuar që të punojë në koleksionin e bikineve.
"Po shijoj kohën e nxehtë në New York, po më motivon edhe më tepër për të punuar në koleksionin Martini Bikini'', ka shkruar modelja në Twitter.